Fjalë Kyçe

Haradinaj: Si me iu besu liderëve të BE-së, nuk e di se çfarë mund të kërkojnë tjetër për liberalizim

Haradinaj: Si me iu besu liderëve të BE-së, nuk e di se çfarë mund të kërkojnë tjetër për liberalizim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, në një konferencë për media ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se është bërë shumë vështirë të iu besohet liderëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, këta të fundit janë duke ndryshuar vazhdimisht kërkesat e tyre drejtuar Kosovës.

“Qysh me i besu evropianëve se njëherë na ka thanë dialogun tash na thojnë taksën, ku me ditë çka na thonë më tutje, është bërë shumë vështirë me iu besu. Ne po punojmë rreth kësaj teme në shumë drejtime, tani presidencën BE e ka Rumania është pozitive sa i përket kësaj çështje”, tha Hardinaj./Gazeta Alo/