Fjalë Kyçe

Haradinaj s’ndryshon mendim për taksën, thotë se s’ka dialog me shantazhe

Haradinaj s’ndryshon mendim për taksën, thotë se s’ka dialog me shantazhe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj edhe njëherë është shprehur i bindur se taksa nuk do të hiqet deri në njohje të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Vendosja e taksës është vendim i Kosovës, argumentet i kemi tregu. Kushtëzimi i dialogut është i papranueshëm. Është e papranueshme të kushtëzohet dialogu, dialogu duhet me u kthy. Unë mendoj se nuk humb vetëm Kosova por edhe rajoni. Taksa është këtu dhe mbetet deri në njohje’, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka thënë se është që dialogu të kthehet në tavolinë por jo me kushtëzime nga ana e Serbisë.

“Ne besojmë de ajo që është qëllim i Amerikës dhe i yni është kthimi I dialogut, por e kuptojmë kushtëzimin. Kosova s’ka kërku asnjëherë kushtëzim. Unë mendoj se Beogradi nuk po dëshiron dialog dhe po vendos kushte, këtë mundemi ta bëjmë edhe ne dhe kemi çka me vendos kushte”, ka pohuar Haradinaj.

E, duke folur për kushtëzimet e Serbisë, Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën shantazh dhe se këto shantazhe nuk duhet të pranohen.

“Mendojmë që e keqja e kësaj është shantazhi i Serbisë dhe këto shantazhe nuk duhet të pranohen, janë shantazhe të pastra që po bëhen nga Serbia dhe ne nuk kthehemi në dialog me shantazhe’, ka thënë ai.

Këto komente Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Alo/