Dy ditë pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec.
”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.