Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë Philip Kosnett.
Temë e takimit ishte intensifikimi i angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione.
Postimi i tij i plotë:
Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione./Gazeta Alo/