Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çka diskutuan

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çka diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë Philip Kosnett.

Haradinaj, ka thënë se në takim kanë diskutuar për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë, shkruan Gazeta Alo.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Postimi i tij i plotë:

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur./Gazeta Alo/