Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me investitorin nga Omani Muhamed Al Barwani.
Haradinaj me investitorin nga Omani ka biseduar për mundësitë e investimeve në sektorin minerar, atë të turizmit në bujqësi dhe në sektorë tjerë.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Prita në takim drejtuesin e shumë kompanive dhe investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani, me të cilin patëm një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm rreth investimeve në Kosovë. E falënderova z. Al Barëani për interesimin që të investojë në sektorin minerar, të turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik të vendit duke e njoftuar atë për resurset që kemi, sa i përket këtyre fushave. Si Qeveri jemi të fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme dhe në këtë drejtim kemi punuar që investitorëve t’u ofrojmë kushtet më të mira për investim, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. RH