Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me Kirsten Madison, thotë se Kosova është partner kredibil përkrah aleatëve të saj strategjikë

Haradinaj takohet me Kirsten Madison, thotë se Kosova është partner kredibil përkrah aleatëve të saj strategjikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë.

Postimi i tij i plotë:

Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj