Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me rugovasit, interesohen për Çakorrin e Kullën e Zhlepit

Haradinaj takohet me rugovasit, interesohen për Çakorrin e Kullën e Zhlepit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas për të biseduar rreth shqetësimeve për projektin për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Por, Haradinaj ka treguar se nuk ishte vetëm kjo temë e takimit.

Përafqësuesit rugovas janë interesuar të dijnë edhe se deri në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët shprehën shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh. Njëkohësisht, në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018. Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj