Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me Veselin e Limajn: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm politik

Haradinaj takohet me Veselin e Limajn: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës, Ramush Haradinaj është takuar sot me kyetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Haradinaj ka thënë se ky takim është zhvilluar në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën.
Ai ka thënë se ftesë për takim i ka dërguar edhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë.

Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus.