Fjalë Kyçe

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë e Gjermani

Haradinaj takon ambasadorët e Kosovës në Francë e Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorët e Kosovës në Gjermani e Francë.

Para takimit të delegacionit gjermano-francez, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beq Cufajn dhe atë të Francës, Qëndrim Gashi, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë!.