Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në Poloni me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May me të cilën ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun me Serbinë si dhe për njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues. Nga May, i pari i Qeverisë së Kosovës ka marrë konfirmimin se Britania e Madhe është kundër shkëbimit me territore, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kryeministri ka bërë të ditur se është diskutuar tutje edhe për zhvillimet politike në Kosovës.
Takim bilateral me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë. Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues’”, ka shkruar kryeministri.
Hardadinaj tha se ka falendëruar kryeministren e Britanisë së Madhe për qëndrimin kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1246312248826520