Fjalë Kyçe

Haradinaj: Të rinjtë e Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan nga KAEF

Haradinaj: Të rinjtë e Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan nga KAEF

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim themeluesin e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer.

Temë e diskutimit në këtë takim ka qenë mundësia e bashkëpunimit të mëtejmë përmes projekteve për avancimin e arsimit të të rinjve të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se përmes këtij fondi, shumë të rinj të Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Përmes bursave të Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim (KAEF), shumë të rinj të Kosovës përfituan dije të nivelit të lartë amerikan, për ta aplikuar më pas në vend. Me themeluesin dhe anëtarin e bordit të KAEF, Dale Pfeiffer, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë edhe përmes projekteve për avancimin e arsimit të të rinjve tanë, si investimi me i mirë në të ardhmen. Mirënjohës miqve të shumtë të vendit tonë, që besojnë në ndryshim, në Kosovën dhe rininë e saj./Gazeta Alo/