Fjalë Kyçe

Haradinaj: Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Gjilan.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar. Me këtë rast kryeministri Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së personit që ka humbur jetën, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka shkruar se Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi.

Postimi i tij i plotë:

Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan.

Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit.

U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen.

Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi./Gazeta Alo/