Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në konferencën rreth projektit të Ambasadës së Britanisë në Kosovë për rekrutimin në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura, ka thënë Kosova ende ka shumë punë për të bërë.
Sipas tij, ekspertiza britanike për përzgjedhjen e kuadrove nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe borde të ndërmarrjeve publike, na ka shërbyer që ky proces të jetë kredibil dhe i paanshëm, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij ën Facebook, ka shkruar se edhe pse ende ka shumë sfida do të avzhdojnë me përkushtim në evitimin e tendencave të politizimit të rekrutimit, që të vendoset etika e pushtetit, profesionalizmi dhe meritokracia.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Ekspertiza britanike për përzgjedhjen e kuadrove nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe borde të ndërmarrjeve publike, na ka shërbyer që ky proces të jetë kredibil dhe i paanshëm.
Me ambasadën britanike kemi punuar së bashku për dy vite për fuqizimin e qeverisjes së mirë, duke konsoliduar transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike.
Në konferencën vjetore të Projektit të Ambasadës Britanike për procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese, theksova se kemi ende shumë sfida, por do të vazhdojmë me përkushtim në evitimin e tendencave të politizimit të rekrutimit, që të vendoset etika e pushtetit, profesionalizmi dhe meritokracia./Gazeta Alo/