Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se Kosova ka kufij të sigurt, meritat ia atribuon qeverisë së tij

Haradinaj thotë se Kosova ka kufij të sigurt, meritat ia atribuon qeverisë së tij

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. Këtë deklaratë ai e ka bërë pas një vizite që ka realizuar sot te Dheu i Bardhë.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.“Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka thënë kryeministri në largim.