Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

Haradinaj thotë se moslejmi i kandidimit të Albin Kurtit nuk është gjë e mirë për demokracinë

“Nuk është mirë për demokracinë që lideri i opozitës të mos lejohet të kandidojë. Kjo nuk është në rregull. Gjykatat po i mbajnë kriteret e ligjeve shumë të avancuara, kurse po jetojmë në një realitet tjetër”, kështu thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa flet për kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i është ndaluar mundësia për të kandiduar deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për më shumë, Haradinaj përmendi edhe rastin e presidentit rus, Putin, që sic tha ai, po ia ndalon liderit të opozitës kandidimit, dhe kjo sipas tij, po duket diktaturë.

“Nuk bën të ndodhë në një demokraci ndalimi i kandidimit të kryetarit të opozitës”, deklaroi ai në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit.