Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se nga Thaçi nuk u prezantua ndonjë dokument se çfarë ka diskutuar me Vuçiqin në SHBA

Haradinaj thotë se nga Thaçi nuk u prezantua ndonjë dokument se çfarë ka diskutuar me Vuçiqin në SHBA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nga ai është informuar lidhur me takimin që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se do t’iu përgjigjet ftesave të presidentit, poashtu edhe të institucioneve tjera.

“Është një takim i ftuar nga presidenti për konsultë edhe për informim për takimet në Uashington me presidentin e Serbisë Vuçiq. Do t’iu përgjigjem takimeve bilaterale si presidentit ashtu edhe institucioneve tjera. E kam filluar një konsultë me kryetarët e partive parlamentare, kam propozuar që të mbajmë një konferencë, dy ditë punë, që t’i përafrojmë qëndrimet në rast të ballafaqimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se nga Thaçi nuk i është prezantuar ndonjë dokument lidhur me bisedat e tij me Vuçiqin në SHBA.

“Shpjegime ka dhënë sepse është biseduar për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare, por nuk kishte ndonjë dokument. Ia shpjegova faktin që në rast se trajtohet korrigjimi i kufijve ky proces do të jetë i dështuar”, ka thënë ai.