Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se nuk do të lejojnë që kazinotë dhe lojërat e fatit të jenë arenë e krimit

Haradinaj thotë se nuk do të lejojnë që kazinotë dhe lojërat e fatit të jenë arenë e krimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përshëndet propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ai ka deklaruar se përballë kësaj gjendjeje, nuk do të lejojnë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë./Gazeta Alo/