Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se çfarë i kërkuan këshilltarët e Merkelit

Haradinaj tregon se çfarë i kërkuan këshilltarët e Merkelit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe rreth takimit të tij me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg.

“Takimi me z. Hecker dhe Luttenberg është vazhdim sepse ne kemi komunikim intensiv me Berlinin dhe kemi marrëdhënie të qëndrueshme me ambasadorin gjerman në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka treguar edhe përmbajtjen e diskutimit që kishte me dy këshilltarët e kancelares gjermane.

“Ne kemi vizita të vazhdueshme, pozicioni është i qartë. Dialogu duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hiqeni taksën”, është shprehur Haradinaj duke komentuar qëndrimet e këshilltarëve të Merkelit.

Ai është shprehur se ky është qëndrim si çdo palë tjetër, nuk ka ndonjë ndryshim si në pozicionet e Londrës dhe të të tjerëve./Gazeta Alo/