Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se si Thaçi e nxori atë në pozitë të rëndë gjatë Samitit në Berlin

Haradinaj tregon se si Thaçi e nxori atë në pozitë të rëndë gjatë Samitit në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar për samitin e djeshëm që është mbajtur në Berlin për Ballkanin Perëndimore. Ai ka deklaruar sot se është vënë në pozitë mjaftë të rëndë gjatë samitit të djeshëm. Fajtor e ka bërë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se pala kosovare e as pala shqiptare nuk kanë qenë të dakorduar për një qëndrim. Ka thënë se është vënë në pozitë të vështirë nga Thaçi për shkak të taksës ndaj Serbisë.

“Edhe dje kam dalë pak keq që edhe unë edhe Edi edhe Hasha ka qenë mirë me e thanë vetëm një fjalë: nuk bën me qit kushte në dialog. I mirë i keq ky është kushti jonë, mos na qitni kushte në dialog dhe dialogu duhet të fillojë”.

“Kur të thotë presidenti tjetër, kur thotë presidenti jot lësho pe, kjo i bije që vetëm ti je duke këmbëngulur dhe je duke e penguar një proces. Kështu nuk është në rregull një situatë mjaftë e rëndë”, ka deklaruar Haradinaj për t7.

Më tutje Haradinaj po ashtu ka treguar edhe për takimet që ka pasur pala kosovare me liderët serbe.

“Takime vetëm ne, paka kosovare dhe ajo e Serbisë nuk ka ndodhur. Ka pasur takimet ashtu sic i keni parë në këmbë në ato formate. Jemi përshëndetur edhe më z.Vuçiq edhe me Bërnabiq, por jo ashtu vetëm pala serbe dhe pala kosovare, janë zhvilluar ashtu disa takime”, ka deklaruar Haradinaj.