Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon vlerësimin e Heiko Maas ndaj Qeverisë së Kosovës

Haradinaj tregon vlerësimin e Heiko Maas ndaj Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shpreh gëzimin që e ka lidhur me deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania për reformat e ndërmarra shtetërore, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj ka thënë se ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas në një intervistë për gaztën gjermane ‘Stuttgarder Nachrichten’ e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës, dhe kjo tregon mbështetjen e shtetit gjerman që ka ndaj vendit tonë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,
Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”
Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës.