Fjalë Kyçe

Haradinaj u bënë një thirrje shqiptarëve në Tuz

Haradinaj u bënë një thirrje shqiptarëve në Tuz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në faqen e tij zyrtare, Facebook ka shkruar për shqiptarët e Malit të Zi duke thënë se ata janë para një çasti historik duke dëshmuar për pjekurin dhe udhëheqjen me pushtetin lokal në komunën e Tuzit.

Haradinaj iu bënë thirrje votuesve që të jenë aktivë në zgjedhjet e 3 marsit sepse përmes votës edhe fuqizohet pozita e tyre, transmeton Gazeta Alo.

Ky është postimi i tij:

Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik. Me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë. Iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre.