Fjalë Kyçe

Haradinaj uron fitoren e shqiptarëve në Tuz

Haradinaj uron fitoren e shqiptarëve në Tuz

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përgëzuar shqiptarët e Tuzit për fitoren në zgjedhjet e sotme lokale.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fitorja e Tuzit, është shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin.

“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas rezultateve preliminare të shtabit zgjedhor, koalicioni “Malësia na bashkon” e shqiptarëve në Tuz kanë marrë 80 për qind të votave të viseve malore, ndërkohë që priten të publikohen edhe rezultate e para zyrtare.