Fjalë Kyçe

Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut: Kosova është e gatshme për bashkëpunim

Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut: Kosova është e gatshme për bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Haradinaj, po ashtu ka uruar edhe qytetarët e këtij shteti, për siç ka thënë se për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut.

Postimi i tij i plotë:

Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike./Gazeta Alo/