Fjalë Kyçe

Haradinaj: Ushtria jonë do të mbrojë pragun e lirisë aty ku kërkon NATO’ja

Haradinaj: Ushtria jonë do të mbrojë pragun e lirisë aty ku kërkon NATO’ja

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se është krenar që trupat e FSK’së, do të marrin pjesë në një nga trajtimet përkrah ushtrive të fuqishme të botës.

Haradinaj thotë se Kosova do të ketë ushtri, sipas standardeve të NATO’s, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka shtuar se ushtria kosovare do të inkuadrohet kudo që e kërkojnë forcat e NATO’s.

“Krenar të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më të fuqishme të botës. Treguesi më i qartë se po krijojmë ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë, aty ku na e kërkon NATO e udhëhequr nga Amerika. Gjithmonë në rresht me ushtritë e paqes!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.