Fjalë Kyçe

Haradinaj: Ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës

Haradinaj: Ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e Kosovës të cilët sot për herë të parë kanë parakaluar si Ushtri e Kosovës në sheshet e kryeqytetit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se emblema e dinjitetit dhe krenarisë sonë, Ushtria e Republikës së Kosovës, në parakalimin e parë historik, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e shtetit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Emblema e dinjitetit dhe krenarisë sonë, ushtria e Republikës së Kosovës, në parakalimin e parë historik. Euro-atlantike në përbërje, globale në synimet për paqe, ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj