Fjalë Kyçe

Harron të fikë kamerën gjatë takimit me kolegët në Zoom, gazetari i New Yorker bën gjeste të pahijshme – shkarkohet nga puna

Harron të fikë kamerën gjatë takimit me kolegët në Zoom, gazetari i New Yorker bën gjeste të pahijshme – shkarkohet nga puna

Gazetari i njohur i New Yorker, Jeffrey Toobin, është shkaktuar nga puna për shkak të sjelljeve të pahijshme që i bëri gjatë muajit të kaluar gjatë një video-takimi me kolegët.

Toobin, gjatë takimit të mbajtur përmes aplikacionit Zoom, ka masturbuar, duke nxitur kështu reagime të ashpra të kolegëve të tij, transmeton Telegrafi.

Në një kumtesë të New Yorker, thuhet se Toobin është shkarkuar pas hetimeve të kryera. E vetë Toobin ka deklaruar se kishte menduar që kamerën e kishte fikur, dhe se rastin e ka cilësuar si “një gabim të turpshëm”.

60-vjeçari ka shkruar në Twitter se gjithmonë do ta donë vendin e tij të punës, dhe se do t’i mungojnë kolegët të cilët gjithmonë e bëjnë të qeshin.

Ai i ishte bashkuar New Yorkerit në vitin 1993, e pas këtij veprimi ka thënë se nuk do ta shfaqet para ekraneve televizive.