Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka pësuar një lëndim në ndeshjen me Iranin dhe mund të mungojë në ndeshjen e radhës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet të premten.
Sulmuesi i Tottenhamit do t’i bëjë një skanim të kyçit të këmbës për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.
29-vjeçari nuk shënoi në ndeshjen e parë, por dha dy asistime në fitoren 6-2 të “Tre Luanëve” kundër Iranit.
Kane i ka frikësuar tifozët e Anglisë në fillim të pjesës së dytë, kur u rrëzua dhe mbante me dorë këmbën e djathtë për shkak të dhimbjes.
Kapiteni arriti të luante deri në minutën e 75-të, por u larguar nga fusha duke çaluar.
Federata e Futbollit të Anglisë (FA) nuk dha detaje për dëmtimin e Kane, por sulmuesi do t’i nënshtrohet një skanimi përpara ndeshjes të së premtes me SHBA-të.
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, kishte minimizuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike në konferencën për shtypin menjëherë pas ndeshjes me Iranin, por e vërteta është se kapiteni është në dyshim të paktën për ndeshjen e radhës.