Fjalë Kyçe

Hasani: Nuk lejohet të bëhet pazare me pasurit e Kosovës

Hasani: Nuk lejohet të bëhet pazare me pasurit e Kosovës

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se është e papranusheme që të futet në bisedimet Kosovë-Serbi, çështja e Trepçës.

Hasani në faqen e tij zyrtare në facebook, ka thënë se nuk lejohet të bëhet pazare me pasurit e Kosovës.

“Ideja që Trepça të futet në bisedimet Kosovë-Serbi është e papranueshme.Bërja pazar me pasuritë e Kosovës nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë”, ka thënë Hasani, transmeton Gazeta Alo.

Ai thotë se mjaftë kemi humbur në bisedimet me Serbinë, dhe asesi nuk duhet të pranohet të vihet në dyshim çështja e Trepçës.

“Mjaft kemi humbur nga këto bisedime. Një njeri që e do vendin e tij nuk do të pranonte me asnjë kusht ta vë në dyshim pronësinë e Trepçës”, thotë Hasani.

Hasani shtoi se nuk negociohet me Serbinë sepse duke diskutuar për Trepçën do të vazhdonim pastaj të falnim edhe Ujmani e pastaj një pjesë tjetër të territorit të Kosovës.

“Më Serbinë nuk negociohet. Siç keni filluar, jeni në rrugë për t’ua falur Serbisë çdo gjë të vlefshme. Sot e negocioni ndarjen e Trepçës, nesër e falni Ujmanin e pasnesër një pjesë të territorit të Kosovës…” shtoi Hasani/Gazeta Alo/