Fjalë Kyçe

Hasani: Pesë shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli, pritet të kthehen në Shqipëri

Hasani: Pesë shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli, pritet të kthehen në Shqipëri

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ministri për Evropë dhe Punë të Jatshme, Igli Hasani.

Hasani tha se ata ndodhen tashmë në Egjipt dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, ka thënë Hasani.