Fjalë Kyçe

Hasen shumë parregullsi në transportin rrugor gjatë kontrollit

Hasen shumë parregullsi në transportin rrugor gjatë kontrollit

Policia e Kosovës me njësitë e saj dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes planifikimeve të përbashkëta kanë realizuar kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar, prej datës 19.02.2019 deri më datën 01.03.2019.

Qëllimi i këtyre planifikimeve është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.

Gjatë kësaj periudhe kohore (pjesa e parë), janë shqiptuar 193 fletëparaqitje për kundërvajtje, prej tyre 39 fletëparaqitje janë ndaj autobusëve ndër-urban, kurse 154 fletëparaqitje janë ndaj taksive pa leje pune ose kundërvajtjeve të tyre për ndalim ose parkim të pa lejuar, po ashtu është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe në mbështejen aktive të institucioneve tjera relevante, në funksion të krijimit të një sigurie të përgjithshme duke përfshirë edhe menaxhimin e transportit rrugor.