Fjalë Kyçe

Haskuka shpreh ngushëllime për familjen Sope

Haskuka shpreh ngushëllime për familjen Sope

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime familjes Sope, që humbën tre anëtar të familjes në një aksident në rrugën Prizren – Vërmicë.

“Gjatë ditës së sotme morëm lajmin për një aksident tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Prizren- Vërmicë, e ku humbën e jetën tre anëtarë të familjes Sope”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë aksident ndërruan jetë babai me dy djemtë e tij, ku vetura e tyre u ndesh me kamionin e pastrimit te rrugëve nga bora.