Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka hapur një pus uji në shtetin e Pakistanit, shkruan Zeri.info.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, 33 vjeçari ka bërë të ditur për hapjen e këtij pusi.
Kampioni i botës në boks ka njoftuar se nga ky burim do të këtë uji të pastërt, i cili do rrjedhë 24 orë.
Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):
“Prej Zotit vjen suksesi !
Uji eshte elementar per jeten tone, ne e shijojme çdo dite dhe e shohim te vetkuptueshem konsumimin e ujit, por ka shume vende ne bote ku njerzit nuk kan uje te pishem, andaj jame shume i lumtur se kam arrit me ndertu nje bunar te ujit te pastert i cili rrjedh 24 ore ne dite ne njerin nga vendet me te varfera ne bote, ku njerzit kane shume nevoje per uje”.