Boksieri i famshëm kosovar, Haxhi Krasniqi është sportisti i radhës që ka uruar Kosovën për krijimin e ushtrisë, shkruan Gazeta Alo.
Kosova sot zyrtarisht është bërë më ushtrië. Krasniqi, i cili konsiderohet një nga sportistët më të mëdhenj shqiptar, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka uruar vendlindjen e tij për formimin e ushtrisë.
Ky është postimi i Krasniqit:
Urime Ushtria Kosovë! Urime Populli im
Si fëmijë në kohen e luftës kam pas shumë idol jetësor, e ata kanë qenë Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit Baca Adem dhe e mbarë Familja Legjendare Jashari, faleminderit edhe të gjithë Dëshmorëve të tjerë dhe Familjeve të tyre, faleminderit Amerikë, faleminderit Nëna Shqipëri, faleminderit Gjermani dhe faleminderit të gjithë miqve të popullit Shqiptar që sot e kemi Ushtrinë tonë dhe nuk jemi më të rrezikuar në tokat tona, që i banojmë me qindra shekuj.