Fjalë Kyçe

Haxhilerët kosovarë nisin Haxhin, BIK-u tregon gjendjen e tyre shëndetësore

Haxhilerët kosovarë nisin Haxhin, BIK-u tregon gjendjen e tyre shëndetësore

Bashkësia Islame e Kosovës- BIK, ka njoftuar haxhinjtë kosovarë që kanë shkuar në tokat arabe janë mirë me shëndet, shkruan Insajderi.

“Sipas njoftimit të marrë nga përgjegjësit e haxhit të cilët janë atje, të gjithë haxhitë janë shëndoshë e mirë dhe gjithçka deri më tani ka shkuar sipas planit të paraparë.”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Sipas BIK-ut, haxhinjtë kosovarë po bëhen gati për të qëndruar në Arafat në kuadër të ritit për kryerjen e këtij obligimi fetar të konfesionit islam.

“Haxhitë kosovarë, së bashku me të gjithë haxhitë e tjerë, sot kanë filluar përgatitjet për të dalë në rrafshnaltën e Arafatit, ku do të qëndrojnë deri nesër në mbrëmje.”, njofton BIK.