Fjalë Kyçe

Haxhiu anulon provimin për noterët e rinj

Haxhiu anulon provimin për noterët e rinj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë vendim që të anulojë provimin për noterët e rinj.

Ministrja Haxhiu tha se nuk mund të shtyjë përpara një proces që nuk ka pasur as ligjshmëri as transparencë e as objektivitet.

“Nuk mund të shtyjë përpara një proces i cili është duke u hetuar edhe nga Prokuroria. Sot marr vendim që pas konsultimeve që kam bërë me kabinetin tim dhe departamentet përkatëse brenda MD-së, kam vendosur që të anulojë procesin apo provimin për noterët e shpallur më 19 prill 2019 dhe pika e dytë e këtij vendimi është që të gjitha pagesat të cilat tashmë janë bërë nga kandidatët që i janë nënshtruar provimit të noterisë, do të kthehen”, deklaroi Haxhiu.