Fjalë Kyçe

Haxhiu: fjalët për kompromis për pozitën e presidentit janë spekulime

Haxhiu: fjalët për kompromis për pozitën e presidentit janë spekulime

“Spekulime” i ka quajtur deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, raportimet e mediave të hënën në lidhje me një kompromis të mundshëm të LVV-së për pozitën e Presidentit të Kosovës. Haxhiu i ka thënë shkurt Insajderit se bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë vazhduar më që nga e hëna e javës së kaluar.

“Janë spekulime”, ka thënë Haxhiu për gazetën, kur është pyetur lidhur me raportimet e mediave lokale të cilat sugjeronin se Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur kompromis për pozitën e Presidentit të Kosovës.

Ndërkaq, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka bërë me dije të hënën se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Rugova ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.