Fjalë Kyçe

Haxhiu: Haradinaj nuk e ka ditur se çfarë është vettingu, po i ka thënë dikush përmende se është interesant

Haxhiu: Haradinaj nuk e ka ditur se çfarë është vettingu, po i ka thënë dikush përmende se është interesant

E ftuar në emisionin “Context” në ATV, gjersa po diskutohej për planet e Ministrisë së Drejtësisë rreth formës se si do ta krijojë vettingun, Haxhiu me ironi u shpreh se lirshëm mund të thotë që janë Qeveria e parë që e kanë prezantuar.

Kohën kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte pranuar që vettingu të prezantohej si pjesë e programit qeverisës për periudhën 2017-2021, e që vetëm një vit më vonë kishte dalë kundër kësaj ideje, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, po e sheh si periudhë kur Haradinaj nuk e ka pasur idenë as çfarë është.

E ftuar në emisionin “Context” në ATV, gjersa po diskutohej për planet e Ministrisë së Drejtësisë rreth formës se si do ta krijojë vettingun, Haxhiu me ironi u shpreh se lirshëm mund të thotë që janë Qeveria e parë që e kanë prezantuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ehat Miftarajt të IKD-së, i cili ia ka rikujtuar asaj se Haradinaj e ka pasur në Programin Qeverisës, por që më pas s’ishte përkrahur nga vet ai.

Për këtë ndryshim të mendimeve, Haxhiu me ironi tha se Haradinaj nuk e ka ditur se çfarë është vettingu, por i ka thënë dikush përmende sepse është interesant.

“Unë besoj se nuk është problem me partitë e tjera, sepse secila prej tyre e kanë pasur në zotim zgjedhor. Këtë premtim partitë politike nuk e kanë pasur për vite , sepse ne jemi të parët që kemi dal me vetting (…) Nuk e di a e ka ditë z. Haradinaj se çfarë është vettingu, po i ka thënë dikush ‘përmende se është interesant’ dhe më pas e ka përmend,” – u shpreh Haxhiu.

Kujtojmë që në faqet e para të panit qeverisës, “Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, në kuadër të Sundimit të Ligjit, tek paragrafi i dytë theksohej se “Në këtë kuadër, Kosova të themelojë Byronë Nacionale të Hetimeve dhe do të ndërtohet procesi i ri i verifikimit të sigurisë (vetingut), porse shumë më përmbajtjesor dhe të plotë në krahasim me atë të vitit 2009. Pasuria e fituar në aktivitetet kundër-ligjore do t’i kthehet të mirës publike.”

Vetëm një vit më vonë, në periudhën kur po flitej për listat e fryra të veteranëve, Haradinaj kishte deklaruar se është kundër Vettingut.

“E kemi kryer vettingun, kemi pasur vetting, mundemi t’i bëjmë 100 vetingje, kush i bën vetingjet, të njëjtit njerëz,” – ishte shprehur Haradinaj.

Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e Haxhiut në ATV: