Fjalë Kyçe

Haxhiu ka disa fjalë për analistët që e ‘duan Kosovën’

Haxhiu ka disa fjalë për analistët që e ‘duan Kosovën’

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka reaguar ndaj analistëve të cilët kanë qëndrimin sikur nuk janë pjesë e vendit.

Haxhiu iu bënë thirrje atyre që në bashkëpunim me Vetëvendosjen ta bëjnë ndaljen e presidentit Hashim Thaçi nëpërmjet protestave pasi që të vetëm në kuvend nuk po munden ta bëjnë këtë, transmeton Gazeta Alo.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ca analistë kanë keqkuptuar rolin e tyre. Roli i tyre nuk është me qëndru në distancë e të flasin për Kosovën sikurse të mos ishte vendi i tyre 🙁 flasin sikurse dikush i huaj.
Ejani e ndalim bashkë Thaçin. Nëse Kuvendi është vendi ku Thaçi nuk ndalet, ejani në sheshe bashkë nëse përnjëmend e keni hall Kosovën!