Fjalë Kyçe

Haxhiu ka një porosi për LDK-në

Haxhiu ka një porosi për LDK-në

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka treguar se për çfarë është diskutuar gjatë natës së mbrëmshme në mes delegacionit të LDK-së dhe VV-së.

Në një prononcim para gazetarëve, Haxhiu ka thënë se mbrëmë janë shpalsur gjëra që më herët nuk janë diskutuar.

“Po presim që sot deri në ora katër të ketë ndonjë rezultat. Mbrëmë janë shpalosur gjëra që nuk janë thënë më përpara, ka qenë një takim jashtëzakonisht konstruktiv mirëpo nuk mund të them me garanc që marrëveshja mund të ndodh”, ka thënë Haxhiu.

Ndër tjera ajo ka bërë një thirrje për LDK-në që të heqin dorë nga barrikadimi i postit të presidentit.

“Dhe ju bëjë thirrje që të heqin dorë nga barakadimet. Për sa kohë që presidenti zgjidhet ne 2021 unë mendoj që nuk është në rregull që tani të flasim për emra dhe ne kemi shprehur që nuk mund të jetë as VV-ja dhe as LDK-ja, por deri tani nuk po shoh që ka tërheqje deri në këtë pikë”, ka thënë Haxhiu.