Fjalë Kyçe

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet – ajo është e qytetarëve dhe jo e individëve

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet – ajo është e qytetarëve dhe jo e individëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër zotimet e para që kanë bërë para zgjedhjeve, ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Haxhiu tha se për këtë dhe për zotimet tjera kanë marrë mbështetje të madhe qytetare, prandaj sipas saj, “do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.”

“Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.”

“Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira. Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive”, shkroi ajo.