Kjo deklaratë e deputetes Kollçaku, bëri që të shpërthejnë kritikat dhe akuzat në drejtim të saj.

Ndërsa, e para e drejtësisë në Kosovë ka kërkuar ndaljen e abuzimit të imazhit të saj, duke e quajtur të ndershme e me kontribut qytetar.

Ajo ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për nxitje të njerëzve kundër deputetes Kollçaku.

Shkrimi i plotë;

Znj. Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb. Duhet të ndalet abuzimi me imazhin e një njeriu të ndershëm, e me kontribut qytetar e politik.

Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar. Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit.

I nderuar president, juve duhet të kërkoni falje. Dhe është koha të punojmë për koordinim të qëndrimeve kombëtare, e jo për të mbjellë përçarje.

Kryeministri Kurti ka kërkuar koordinim. Është momenti që të tregoni se nuk dini të bëni vetëm përçarje.