Fjalë Kyçe

Haxhiu shkarkon dy zëvendësdrejtorë, një në SHKK dhe një në SHSK

Haxhiu shkarkon dy zëvendësdrejtorë, një në SHKK dhe një në SHSK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka shfuqizuar dy emërime në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen.

“Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”.

“Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë. Bashkëngjitur gjeni vendimet!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.