Fjalë Kyçe

Haziri: 14 shkurti shuplakë e fortë politike për LDK-në, zgjedhjet e brendshme i dhanë oksigjen

Haziri: 14 shkurti shuplakë e fortë politike për LDK-në, zgjedhjet e brendshme i dhanë oksigjen

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit ishin një, siç e quan ai, “një shuplakë e fortë politike”.

Sipas tij, reformimi i strukturave të LDK’së nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme e riktheu këtë subjekt politik. Haziri këto deklarata i dha në emisionin ‘Pressing’ në T7.

“Çështja e Kuvendit të brendshëm na dha oksigjen. Pa kuvend të jashtëzakonshëm dhe pa lëvizje të para, këto kanë qenë vetëm një tregus se ka me vazhdu procesi pas zgjedhjeve. Opsioni ka qenë i vetmi ky. Neve na ka ndihmu jashtëzakonisht shumë. Jemi duke dalë gati se partia e parë me numër të votave. Krahasimet jo vetëm me 14 shkurt, por janë jashtëzakonisht të mençme nëse i sheh numrat. Ka qenë një shuplakë të madhe politike, largim masiv i votuesve”, ka deklaruar ai.