Zyrtarët e shtetit, përfshirë këtu edhe ministrat, zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e komunave etj, kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit.
Pasurinë e ka deklaruar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Telegrafi.
I pari i Gjilanit posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej gati dy milionë euro.
Familja Haziri ka edhe para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare. Në emër të Lutfi Haziri janë rreth 116 mijë euro në institucione të ndryshme financiare në Kosovoë. Po ashtu edhe prindërit e tij posedojnë rreth 79 mijë euro para të gatshme në njërën nga bankat në Zvicër.
Mijëra euro janë deklaruar si para të gatshme edhe të fëmijëve të të parit të Gjilanit. Ndryshe, vetëm nga paga e tij vjetore Haziri fiton 15,512.05 euro.