Fjalë Kyçe

Haziri: Ja pse Kurti deshi shtyrjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

Haziri: Ja pse Kurti deshi shtyrjen e zgjedhjeve, s’ishte punë sondazhesh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se zgjedhjet lokale nuk do të duhej të shtyheshin. Në emisionin DPT te Fidani në T7, Haziri ka treguar se pse kryeministri Albin Kurti, kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Tendenca mi shty zgjedhjet ka qenë e fshehur brenda numrave të zi të Covidit por ka qenë krejt me motiv politik”, thotë Haziri.

“Të shtyhen zgjedhjet dhe të blihet kohë dhe të shkaktohet një lloj mobilizimi krejt tjetër politik i cili lidhet me nevojat e zgjedhjeve”, shton ai.

Haziri përmendi dialogun me Serinë dhe siç tha rikthimin e vëmendjes në Ballkan.

“Këtë javë dhe javën tjetër rikthehet vëmendja në Ballkan dhe ju e dini se prej nesër kancelarja Merkel, i delegumi special për Kosovë do të jetë këtu”, shpjegon Haziri.