Fjalë Kyçe

Haziri jep sihariqin: Asnjë rast i ri me COVID-19, hera e parë ndër muaj

Haziri jep sihariqin: Asnjë rast i ri me COVID-19, hera e parë ndër muaj

Asnjë rast i ri me COVID-19 nuk është regjistruar në qytetin e Gjilanit këtë të enjte.

Për këtë ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se është hera e parë pas shumë muajsh që ndodh kjo, transmeton KlanKosova.tv.

“Lajm i mirë. Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga të testuarit sot. Por, aktualisht janë 40 raste aktive. COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK”, është shprehur Haziri.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat”.

Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes edhe më tej nga virusi.