Fjalë Kyçe

Haziri: Unë do të jem gjithmonë në takime, këtë javë shkojmë në zyrë të VV’së

Haziri: Unë do të jem gjithmonë në takime, këtë javë shkojmë në zyrë të VV’së

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se javën e kaluar ka munguar në takimin e grupeve punuese të LDK’së e Vetëvendosjes, për shkak të obligimeve familjare. Por, ai tregon se tash e tutje, ai do të jetë prezent në negociatat me partinë e Albin Kurtit.

“Unë do të jem në cdo takim, në formatin 3+3, ndërsa e zgjerojmë varësisht për temat”, ka thënë Haziri.

“Në këtë javë do të takojmë në selinë e Vetëvendosjes për politikat sociale dhe cështje të tjera”, ka treguar nënkryetari i LDK’së në Interaktiv, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se LDK e VV po i afrohen fundit të takimeve me grupe punuese, e më pas do të takohen liderët e partive për të vazhduar bisedimet.

“Po afrohemi drejt përmbylljes së takimeve për politikat sektoriale. Pastaj takohen liderët”.

Haziri ka folur edhe për shkrimin e tij në Facebook, ku ka thënë se ‘emri i kryeministrit kalon kah zyrat e LDK’së.

Ai thotë se ky status që nxiti reagime të shumta nga VV’ja, nuk ka qenë provokim për partinë e Kurtit.

“Nuk është provokim. Më shumë militantët partiakë mund të provokohen, por s’ka qenë provokim, ka qenë qëndrim politik”, ka thënë Haziri.