Fjalë Kyçe

Heidi Klum fejohet me të dashurin 16 vjet më të ri

Heidi Klum fejohet me të dashurin 16 vjet më të ri

Heidi Klum është fejuar sërish.

Heidi Klum siç duket nuk do t’i harrojë Krishtlindjet e këtij viti.

Modelja u fejua pikërisht në këtë ditë feste, e këtë gjë e bëri të ditur në një postim në Twitter.

Në foto Klum duket shumë e lumtur bashkë me të fejuarin Tom Kaulitz, me mbishkrimin e fotografisë “Unë thashë Po”.

Modelja 45 vjeçare ka plotë 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj i cili ka 29 vjet, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen.

Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.

https://www.instagram.com/p/Brx_MhbDhTT/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BrMUBkKjQ7s/?utm_source=ig_embed