Fjalë Kyçe

Hetohet vdekja e një foshnje në Istog, trupi dërgohen për obduksion

Hetohet vdekja e një foshnje në Istog, trupi dërgohen për obduksion

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog është dërguar një foshnjë pa shenja jete.

Prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, e rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.

“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.